PôwєяєĐ ßy ...:::вєℓι...::
  RAMUSH HARADINAJ
 

RAMUSH HARADINAJ

Për shumë shqiptarë në Kosovë, Haradinaj është hero i modelit klasik-djali i vrazhdë dhe trim që bëri vepra të mira duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij. Ka Lindur në fshatin Gllogjan më 3 korrik, 1968, fëmija i dytë nga nëntë femijë në familjen e tij. Sikur të gjithë shqiptarët e kosovës të lindur në vitet e gjashtëdhjeta, Haradinaj vijoi mësimet, pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant-gjë e rrallë kjo për shqiptarët. Pas ushtrisë, Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në univerzitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga serbët. Por ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet. Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern, Zvicër, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes për ndërtim. Gjatë një vizite të tij në Kosovë në mars të vitit 1991, Haradinaj u zu në mes të një vale protestash dhe kryengritjesh që po ndodhnin në Kosovë si reagim ndaj një numri të ligjeve anti-shqiptare të implementuara nën urdhërat e kriminelit serb Slobodan Milosevic. Haradinaj ishte mbajtur në paraburgim për një natë dhe ishte marrë në pyetje nga policia serbe. Pas lirimit të tij, ai u kthye në Zvicër ku nga ekzili, Haradinaj përcjellte gjersa Milosevic vazhdonte ta dezintegronte Kosovën duke i larguar shqiptarët nga univerziteti dhe duke i përzënë ata nga pozitat shtetërore të punës. Ai u inkuadrua në Lidhjen Popullore të Kosovës, LPK, grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët që një kohë ishin duke thirrur shqiptarët të përdorin çdo mjet të mundshëm-përfshirë këtu kryengritjen e armatosur- për të siguruar pavarësinë e Kosovës. Gjatë kohës në ekzil, ai u dashurua me një femër finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Nga koha në kohë, ai kthehej në Kosovë ilegalisht duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, nganjëherë duke sjellur edhe armë me vete. Në mars të vitit 1997, një varg investimesh mashtruese piramidale u shembën në Shqipëri, duke e sjellur vendin në një gjendje anarkie. Gjersa popullata atje ndërrmori një aksion të gjerë shkatërrimi-duke zbrazur arsenalet e miliona Kallashnikovëve, granatave, minave tokësore, minahedhësve dhe municionit-Haradinaj fluturoi për në Shqipëri dhe filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të shërbente për pajisjet për ushtrinë çlirimtre të Kosovës, UÇK. Ai mblodhi një grup të njerëzve, duke përfshirë këtu edhe vëllain e tij, Luanin, në aksion të bartjes së armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Haradinaj i ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Mirëpo pak pasiqë kaluan kufirin, ata u zunë në pritë nga trupat serbe. Luani u vra, dhe një nga personat tjerë u plagos rëndë. Grupi u tërhoq dhe Haradinaj e barti trupin e vëllaut të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe pastaj u kthye në Zvicër. Dy muaj më vonë, u kthye në Shqipëri, kapërceu malet prapë për të ardhur në Kosovë dhe e themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes në Gllogjan. Ai e shëndrroi shtëpinë e familjes së tij në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të djemve të rinjë në një forcë që do ta trondiste regjimin serb. Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve të tyre për ta eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërrmorën një sulm në Gllogjan, duke përdorur helikopterë dhe makina të blinduara. Duke iu falenderuar një vargu të rastësive fatlume dhe konfuzionit nga ana serbe, grupi e mbijetoi sulmin, edhe pse Haradinaj u plagos disa herë. Gjatë dy viteve të ardhshme, Haradinaj do ta humbte edhe vëlla tjetër dhe disa nga shokët e tij të ngushtë në luftime. Por gjersa UÇK shëndrrohej në një forcë guerrile, Haradinaj e fitoi reputacionin e një lufëtari që nuk i frikësohet asgjëje. Së shpejti ai zhvilloi marrëdhënje me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht dhe për intelegjencë. Ramushi respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët. Pas luftës, Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, pas një kohe Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij dhe e themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK. I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët, dhe gjersa partitë tjera politike përqëndroheshin kryesisht në çështjen e pavarsisë, Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave. Përkundër komenteve kontraverze, Haradinaj mbetej person i popullarizuar. Biografia e tij në dy pjesë në formë të intervistës së zgjatur u publikua nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë, dhe ishte ndër librat më të shitur. Në Kosovën Ramushi gëzon përkrahje besnike. Ne kemi njerëz tjerë për politikë, thonin fshatarët e rajonit të Dukagjinit. Por nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin. Pas zgjedhjeve të vitit të shkuar, AAK hyri në koalicion me partinë në udhëheqje LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër I Kosovës. Emërimi i tij i zemëroi si serbët ashtu edhe diplomatët perëndimorë, shumica prej të cilëve i bënë thirrje Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të pengojnë emërimin e tij. Gazeta -The New York Times- kritikoi ashpër emërimin e tij në një editorial. Mirëpo, Soren Jessen-Pettersen, shefi i Misionit të KB në Kosovë, refuzoi të intervenojë, duke deklaruar se, Nëse unë do ti thoja Jo këtij emërimi, unë do ti thoja Jo demokracisë Sipas të gjitha burimeve, pasiqë u emërua, Haradinaj dëshmoi të jetë një lider efektiv dhe dinamik, duke mbështetur një pilot projekt që i ofronte autonomi të limituar një zone të dominuar nga serbët në afërsi të Prishtinës. Ramushi është njeri i politikës dhe i luftes

 
   
 

Get your own Chat Box! Go Large!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free